Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Rregullore e Brendshme

RREGULLORE E BRENDSHME
 
E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
 
 
KREU I
 
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
 
Neni 1
 
Objekti i Rregullores
 
Rregullorja e brendshme e Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë vendos rregullat normative për marrëdhëniet që krijohen midis subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarinë e saj, me të cilat përcaktohen të drejtat e detyrimet e kandidatëve për magjistrat dhe profesione të tjera ligjore, që trajnohen në Programin e Trajnimit Fillestar, të drejtat dhe detyrimet për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë për formimin e tyre në Programin e Trajnimit Vazhdues, rregullat për mësimdhënie, kualifikim dhe vlerësim të aftësive profesionale, si dhe raportet e tyre me organet drejtuese dhe administratën e Shkollës, strukturën e brendshme administrative dhe funksionimin e saj.
 
Neni 2
 
Qëllimi i Rregullores
 
1.         Rregullorja ka si qëllim:
a)      të përqëndrojë në një dokument të vetëm rregulla më të hollësishme për të gjithë kuadrin ligjor që lidhet me mbarëvajtjen e Shkollës së Magjistraturës dhe që gjendet i shpërndarë në ligjet kryesore që rregullojnë organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, organizimin e pushtetit gjyqësor dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me synim kryesor, për të bërë më të thjeshtë zbatimin nga strukturat vendimmarrëse, drejtuese, administrative dhe pedagogjike të Shkollës;
b)      të sigurojë në mënyrë më të hollësishme dhe të detajuar zbatimin e kuadrit të brendshëm juridik të nevojshëm për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shkollës, të sigurojë rregulla të njëjta për disiplinën pedagogjike dhe administrative, si dhe të garantojë pjesëmarrjen aktive të të gjitha subjekteve, në progamet mësimore fillestare dhe vazhduese të Shkollës, si dhe në veprimtari të tjera të organizuara prej saj, sipas ligjit.
 
Neni 3
 
Baza ligjore
 
Baza ligjore e kësaj Rregulloreje është ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe aktet e tjera ligjore që lidhen me veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës. Lexo më shumë...



Njoftime

Mbylle