Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Vizitë Studimore për Shkëmbimin e Përvojave për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Rekrutimin e Kandidatëve për Gjyqtarë dhe Prokurorë
Bordo 10-14 Prill 2017
Në kuadër të bashkëpunimit me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës të Francës, me mbështetjen e Instrumentit TAIEX të Komisionit Evropian, po zhvillon një vizitë studimore në Shkollën Franceze një delegacion i Shkollës së Magjistraturës, i kryesuar nga Drejtori i Shkollës, Sokol Sadushi, dhe me përbërje Dashamir Kore, Pedagog përgjegjës për Stazhin Profesional, Prof. Arta Mandro, Përgjegjëse e Trajnimit të Vazhduar, Ela Qokaj, Kancelare e Shkollës, Borana Mustafaraj, Këshilltare Akademike dhe Ador Koleka, Përgjegjës për Formimin Profesional.
Vizita realizohet me synimin e marrjes në kontekst të reformës së drejtësisë në Shqipëri të praktikave më të mira nga Franca në lidhje me procedurat e përzgjedhjes, si dhe formimet fillestare dhe të vazhduara për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe më konkretisht:
- Testin psikologjik i përdorur për procesin e rekrutimit,
- Kurrikulumi për formimin fillestar,
- Përzgjedhja e stafit pedagogjik,
- Tendencat e trajnimit dhe
- Fushat për bashkëpunim të ardhshëm.
Gjatë vizitës delegacioni vizitojë dhe shikojë konkretisht procedurat e zhvilluara për rekrutimin dhe vlerësimin e aftësive të kandidatëve, organizimin e departamenteve, programin e stazhit profesional. Njëkohësisht, delegacioni do të marrë pjesë në dy aktivitete trajnimi profesional me tematika si përgjegjësia civile në procesin penal si dhe regjistrimi i të dhënave në procesin penal.
Në mbyllje të aktivitetit do të realizohen konkluzionet e vizitës si dhe do të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit me shkollën franceze me aktivitete reciproke.

