Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për përfundimin e procedurës pas vlerësimit paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Sekretar Shkencor për formimin fillestar”, me kandidatë. / 12 prill 2017

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.” Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Sekretar shkencor për formimin fillestar”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për formimin fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.03.2017, është: Z. Drini Pira. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidati i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me një kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
1)      Z. Drini Pira
Njoftojmë se intervista me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës, dt. 18.04.2017, ora 10.00.
Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle