Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita e delegacionit të Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë në Akademinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës

6-8 Prill 2017
 
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës, një delegacion i Shkollës së Magjistraturës të Shqipërisë realizoi një vizitë studimore në kët akademinë me ftesë të Drejtuesit të saj, Z. Besim Morina.
 
Vizita u zhvillua në periudhën 6-8 Prill 2017 dhe do të konsistojë në takime dhe shkëmbime përvojash në lidhje me proceset e ndryshme të rekrutimit, trajnimit dhe rikualifikimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve reciprokë.
 
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni nga SHeM zhvilloi takime të ndryshme si në Akademinë e Drejtësisë, Këshillin e Prokurorisë, Këshillin Gjyqësor Kombëtar, dhe në Gjykatën e Apelit. Njëkohësisht, me rastin e 9 vjetorit të miratimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, dhe me ftesë të dekanit të Fakultetit Juridik të Kosovës, delegacioni mori pjesë në në seminarin me temën “Përshtatjet Kushtetuese dhe reformat në drejtësi: rasti i Kosovës dhe Shqipërisë” që u organizua nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti dhe në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Në seminar u trajtuan sfidat në përshtatjet Kushtetuese dhe reformat në drejtësi në Kosovë dhe në Shqipëri, në kontekstin e zhvillimeve aktuale, ku folës të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova mbajtën referimet e tyre.
 
 
 



Njoftime

Mbylle