Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për 1 (një) vend vakant Sekretar shkencor për formimin fillestar.

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
 
Lloji i diplomës "Sekretar shkencor për formimin fillestar.". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor".
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
  1. Sekretar shkencor për formimin fillestar - Kategoria: III-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
 
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

08/04/2017
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE

13/4/2017
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 
- Formulon, vlerëson, këshillon, analizon, kërkon dhe zgjidh problemet dhe çështjet objekt i fushës së veprimtarisë së Sektorit të Formimit Profesional;
- Koordinon veprimtarinë e bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me institucionet si gjykatat dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore, gjykatat dhe prokuroritë e apeleve, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe institucione të tjera, për shkëmbime të ndërsjella për realizimin e funksioneve të Sektorit të Formimit Fillestar.
1
LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion; 
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, italiane, franceze. 
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 10/4/2017 , do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-      Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                  Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
iii)                Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iv)                Ligji 97/2016 “Për orgnanizimin dhe  funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
v)                  Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
vi)                Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b-      Njohuritë mbi ligjin  për statusin e nëpunësve civil.
c-      Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
2
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
 

   Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 13/04/2017. 
 
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a - Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion; 
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, italiane, franceze.
 
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a – Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 13/4/2017 
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 23/4/2017, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-      Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                  Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
iii)                Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iv)                Ligji 97/2016 “Për orgnanizimin dhe  funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
v)                  Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
vi)                Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b-      Njohuritë mbi ligjin  për statusin e nëpunësve civil.
c-      Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; 
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 23/4/2017.



Njoftime

Mbylle