Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për 1 (një) vend vakant Sekretar shkencor për publikimet/redaktor letrar

SHPALLJE PËR  
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
 
Lloji i diplomës "Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar.". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor".
Në zbatim të Nenit 22, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
  1. Sekretar shkencor për publikimet/redaktor letrar. - Kategoria: III-b

13/4/2017
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 
-      Formulon, analizon dhe redakton informacion për botime, publikime dhe për studime në bashkëpunim me sektorët e Shkollës së Magjistraturës;
-      Ndjek dhe merr masat për redaktimin e çdo dokumenti që do të përdoret për shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë institucionit, duke informuar eprorët e hierarkisë;
-      Kujdeset për organizimin e shërbimeve si brenda edhe jashtë, konform rregullave të komunikimit me palën ku do të realizohet shërbimi;
-      Angazhohet në përgatitje projektesh, informacionesh, mbledhje mendimesh për botime të reja;
-      Merr masa për plotësimin e të gjitha nevojave logjistike të sektorit.
1
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
 
1.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a - Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor në “Gjuhë-Letërsi/ Gjuhë të Huaja/ Drejtësi. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion; 
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, italiane, franceze.
 
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a – Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; 
h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen duke i dorëzuar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 13/4/2017. 
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 23/4/2017 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-      Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                  Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
iii)                Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iv)                Ligji 97/2016 “Për organizimin dhe  funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
v)                  Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
vi)                Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b-      Njohuritë mbi ligjin për statusin e nëpunësve civil.
c-      Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; 
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 23/4/2017.

Njoftime

Mbylle