Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Njoftim për 1 (një) vend vakant Sekretar shkencor për publikimet/redaktor letrar. / 30 mars 2017
SHPALLJE PËR
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës "Sekretar shkencor për publikimet /redaktor letrar.". Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor".
Në zbatim të Nenit 22, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
- Sekretar shkencor për publikimet/redaktor letrar. - Kategoria: III-b
13/4/2017
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Formulon, analizon dhe redakton informacion për botime, publikime dhe për studime në bashkëpunim me sektorët e Shkollës së Magjistraturës;
- Ndjek dhe merr masat për redaktimin e çdo dokumenti që do të përdoret për shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë institucionit, duke informuar eprorët e hierarkisë;
- Kujdeset për organizimin e shërbimeve si brenda edhe jashtë, konform rregullave të komunikimit me palën ku do të realizohet shërbimi;
- Angazhohet në përgatitje projektesh, informacionesh, mbledhje mendimesh për botime të reja;
- Merr masa për plotësimin e të gjitha nevojave logjistike të sektorit.
1
|
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
1.1
|
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a - Të jetë shtetas shqiptar;
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor në “Gjuhë-Letërsi/ Gjuhë të Huaja/ Drejtësi. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, italiane, franceze.
1.2
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen duke i dorëzuar pranë Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 13/4/2017.
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g - Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen duke i dorëzuar pranë Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 13/4/2017.
1.3
|
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 23/4/2017 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
|
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
iii) Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iv) Ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.”.
v) Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
vi) Ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
b- Njohuritë mbi ligjin për statusin e nëpunësve civil.
c- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
d- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
1.5
|
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
1.6
|
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 23/4/2017.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 23/4/2017.