Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Prezantim i shkurter i aktivitetit te shkolles

Krijimi i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndësishme që erdhi si rezultat i bashkëpunimit të shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe me Komisionin Evropian, i cili ndryshoi thelbin e rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë u krijua si një institucion publik, me autonomi administrative, akademike dhe financiare. Buxheti i përafërt i saj është 500.000 euro në vit.
Ajo filloi veprimtarinë e saj mësimore shkencore në Tetor të vitit 1997, dhe është e vendosur në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë realizon aktivitetin e saj në këto drejtime:
a)       rekrutimi dhe formimi fillestar i kandidatëve për magjistrat, për pozicionet në Avokaturën e Shtetit,  për ndihmës ligjor dhe për kancelarë në gjykata dhe prokurori;
b)      formimi profesional vazhdues i magjistratëve në detyrë, të avokatëve të shtetit në detyrë, ndihmësave ligjor dhe kancelarëve në detyrë, në gjykata dhe prokurori, si dhe profesioneve të tjera ligjore;
c)       fusha e Publikimeve dhe të Kërkimeve shkencore.
Gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, veprimtaria e Shkollës së Magjistraturës do të jetë e orientuar edhe në drejtim të:
a)      realizimit të testimit për këshilltarët ligjor të Gjykatës Kushtetuese, ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Administrative, si dhe ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët nuk janë magjistratë, si dhe për ish këshilltarët ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, me tre vjet përvojë;
b)      realizimit të procesit të Formimit Fillestar, nëpërmjet ndjekjes së një programi edukimi dy vjeçar për subjektet e parashikuara në shkronjën a) të këtij neni, të cilët dëshirojnë të hyjnë në sistem;
c)      realizimit të procesit të Formimit Fillestar, nëpërmjet ndjekjes së një programi edukimi një vjeçar, për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, të cilët nuk kalojnë sistemin e rivlerësimit profesional;
d)     realizimit të testimit për ish-gjyqtarët e ish-prokurorët që dëshirojnë të hyjnë në sistem, për të cilët nuk ka raporte vlerësimi për aftësitë e tyre profesionale. 



Njoftime

Mbylle