Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Shpallje e vendit vakant Specialist Finance

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
 
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015  “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, Kreu VII, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e konkurimit për lëvizje paralele:
 
Pozicionet, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.    
 
Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: Specialist finance.   
 
-          Data e fillimit të njoftimit:      08.03.2017    
-          Data e mbarimit të njoftimit:  20.03.2017   
-          Data e fundit e aplikimit:        20.03.2017
 
Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:
 
- Trajtimi, në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave, si zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar;
- Asiston përgjegjësin e sektorit në përmbushjen e funksionit të përdorimit efikas të fondeve buxhetore, administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe monetare .
 
1.1 KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
 
1.1.1        Kandidati për Specialist finance duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:
 
-      Të jetë shtetas shqiptar;
-       Të jetë i aftë për të vepruar ( të ketë zotësi të plotë për të vepruar);
-      Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;
-      Të jetë në kushtë shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
-      Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
-      Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjne e një kundërvajtje penale me dashje;
-      Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
 
1.1.2        Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
 
-      -Të zotërojë një diploma Master Shkencor në “Ekonomik” ose “Financë” ose “Kontabilitet”; edhe Diploma “Bachelor” preferohet në të njëjtën fushë. Të ketë përvojë punë jo më pak se pesë vjet.
 
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.
 
 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a)      Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
b)      Curriculum Vitae (Jetëshkrim);
c)      Fotokopje e Kartës së Identitetit;
d)     Çertifikatë e përbërjes familjare;
e)      Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
f)       Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
g)      Fotokopje e librezës së punës;
h)      Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
i)        Raport mjeko-ligjor;
j)        Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;
k)      2 (dy) fotografi.
 
-          Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit  20.03.2017.
-          Data e daljes së rezultateve për fazën e vlerësimit paraprak  të kandidateve: 22.03.2017.
 
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo pranë protokollit së Shkollës së Magjistraturës brenda datës  20.03.2017.
 
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT.
 
Në datën 22.03.2017,  në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe në portalin  “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervistimi. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Shkollës së Magjistraturës.  Afati i ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.
 
Shënim: Kandidatët që nuk kualifikohen  në fazën e vlerësimit paraprak do të njoftohen nga njësia përgjegjëse. Emrat e tyre nuk do bëhen publik.
 
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
 
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a-        Ligji Nr. 9228, datë 29.4.2004 «Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Fianciare. », i ndryshuar.
i)        Ligji Nr. 10296, datë 08.06.2010 « Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin. ».
ii)      Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 « Për Tatimin mbi të Ardhurat. », i ndryshuar.
iii)    Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 «Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. », i ndryshuar.
iv)    Ligji Nr.10383, datë 24.2.2011 « Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. », i ndryshuar.
v)      Ligji Nr.9975, datë 28.07.2008 « Për taksat kombëtare.», i ndryshuar.
vi)    Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.
b-        Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
ii)                  Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
c-        Njohuritë mbi ligjin  për statusin e nëpunësve civil.
d-       Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
e-        Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
 
1.5.1 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
 
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
 
1.5.2 Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet  intervistimit me gojë në lidhje me:
 
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
 
1.5.3        Totali i pikëve për vlerësimi e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
 
Vlerësimi maksimal për dokumentacionin është              40 pikë
Vlerësimi maksimal për intervistimin me gojë është        60 pikë
 
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet.
 
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit. 



Njoftime

Mbylle