Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

1 prill 2019 / Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve për magjistratë që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2019 – 2020

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
 
Lënda: Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve për magjistratë që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2019 – 2020
 
Pas shpalljes me vendimin nr. 17, datë 29.1.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me vendimin nr. 21, datë 28.1.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të vendeve vakante për kandidatët për magjistratë për vitin akademik 2019 – 2020, më datë 31.1.2019 është mbledhur Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Në këtë mbledhje, krahas disa ndryshimeve në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës është vendosur të bëhet publikimi i thirrjes për kandidime për pranimin në Formimin Fillestar.
Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu, mbi:
-          periudhën e regjistrimit për kandidatët në Formimin Fillestar;
-          ngritjen e Komisionit Administrator të Provimit në përbërje të të cilit janë:
1. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës;
2. Një përfaqësues i Misionit EURALIUS V;
3. Një pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.
-          ngritjen e Komisionit të Mbikëqyrjes së Vlerësimit Elektronik të fazës së parë të provimit me përbërjen e:
1. Z. Mirjan Mustafaj, anëtar i Këshillit Drejtues;
2. Znj. Irisi Asllanaj, specialiste e informatikës, Shkolla e Magjistraturës;
3. Z. Jetnor Tafilaj, specialist i informatikës, Shkolla e Magjistraturës.
 
Bazuar në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016, Shkolla e Magjistraturës publikoi menjëherë thirrjen për kandidime për Formimin Fillestar, nëpërmjet shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe në dy prej gazetave me tirazh më të lartë në vend.
Me anë të këtij njoftimi u informuan të gjithë të interesuarit për fillimin e procedurës së aplikimeve, periudhën gjatë të cilës Shkolla e Magjistraturës pranon dhe mbledh dokumentacionin e personave të interesuar, datat e zhvillimit të provimit të pranimit, kriteret që duhet të plotësohen sipas parashikimit në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016 dhe në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzohet nga personat e interesuar.
 
Gjithashtu, Drejtori i Shkollës ka nxjerrë Urdhrin e Brendshëm nr. 15, datë 31.1.2019, “Për zhvillimin e provimit të pranimit për vitin akademik 2019-2020”, mbi marrjen e masave për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit të provimit të pranimit.
Në këtë urdhër u përcaktua:
-          mënyra e zhvillimit të provimit nga Shkolla e Magjistraturës;
-          përbërja e Komisionit Administrator:
1. Z. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
2. Z. Gianluigi Pratola, përfaqësues i Misionit EURALIUS V;
3. Z. Henrik Ligori, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.
-          ngritja dhe përbërja e Komisionit për verifikimin e dokumentacionit për procesin e regjistrimit:
1. Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës;
2. Znj. Laura Pupa, Përgjegjëse e Sektorit të Formimit Fillestar, Shkolla e Magjistraturës;
3. Znj. Erjola Mura, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;
4. Z. Rinald Pacara, sekretar shkencor për Formimin Fillestar;
5. Znj. Irisi Asllanaj, specialiste informatike.
 
Përgjatë periudhës 1 deri në 28 shkurt 2019, sekretaria shkencore për Formimin Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës ka pranuar aplikimet nga personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit.
Gjatë periudhës së regjistrimit, personat që shprehën interesin dhe kryen procedurat e regjistrimit për të marrë pjesë në provimin e muajit Prill janë në total 304 (treqind e katër), nga të cilët:
-          50 (pesëdhjetë) aplikues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë;
-          75 (shtatëdhjetë e pesë) aplikues për kandidatë për këshilltarë për ndihmës ligjorë dhe kandidatë për magjistratë të profilit gjyqtarë e prokurorë;
-          179 (njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) aplikues vetëm për kandidatë për magjistratë (për gjyqtarë dhe prokurorë).
 
Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, 125 aplikantë për kandidatë për këshilltarë e ndihmës ligjorë (50 prej të cilëve kanë aplikuar vetëm për këshilltare dhe ndihmës ligjorë dhe 75 kanë aplikuar për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, si edhe për kandidatë për magjistratë) u dërguan për verifikimin e kritereve ligjore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa për konkurrentët që kanë aplikuar për kandidatë për magjistratë, Komisioni për verifikimin e dokumentacionit filloi punën për të vlerësuar përmbushjen e kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit përkatës.
Më 15 mars 2019, mbi bazën e verifikimeve të kryera, Komisioni ka evidentuar gjetjet për çdo aplikim të paraqitur dhe ka arritur në përfundimin se:
-          225 (dyqind e njëzet e pesë) prej aplikantëve të interesuar përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë;
-          29 (njëzet e nëntë) prej aplikantëve të interesuar nuk përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë, që lidhen kryesisht me mosplotësimin e kriterit të pikëve minimale, ose të përvojës profesionale prej tre vjetësh, pas marrjes së diplomës “Master i Shkencave”.   
 
Më datë 18 mars 2019, Shkolla e Magjistraturës ka përcjellë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dosjet për 223 (dyqind e njëzetë e tre) aplikantë të profilit gjyqtarë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dosjet për 195 (njëqind e nëntëdhejtë e pesë) aplikantë të profilit prokurorë, së bashku me raportin për rezultatet e vlerësimit paraprak të tyre, si dhe listën dhe dosjet e aplikuesve, të cilët nuk kanë përmbushur kriteret ligjore.
Në referim të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, Këshillat kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi listën e kandidatëve, duke ja përcjellë ato Shkollës së Magjistraturës.
 
Bazuar në pikën 4 të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës shpall sot më datë 1 prill 2019, raportin e vlerësimit përfundimtar, duke marrë në konsideratë komentet dhe sugjerimet e bëra nga Këshillat.
Ky raport publikohet në faqen e saj zyrtare së bashku me listën e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 28 të këtij ligji dhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret ligjore, të parashikuara në nenin 28 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, si edhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës dhe që do të marrin pjesë në provimin e pranimit është si më poshtë vijon:
 
LISTA E KONKURRENTËVE TË CILËT JANË KUALIFIKUAR PËR TË MARRË PJESË NË PROVIMIN E PRANIMIT PËR PROGRAMIN E FORMIMIT FILLESTAR PRANË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR VITIN AKADEMIK 2019 – 2020 
 
Nr. Emër Atësia Mbiemër
1.        Adrian  Ndue Leka
2.        Agim Lavdosh Korçari
3.        Aida Adrian Maho
4.        Aida Aqif Hoxha 
5.        Ajkuna Agim Anxhaku
6.        Alban Fatmir Syri
7.        Alban Kujtim Fishka
8.        Albana Vangjel Misja
9.        Albert Ndue Keraj
10.    Albert Zejnel Spahiu -
11.    Albulena Hasan Kuliçi 
12.    Aleksandër Vladimir Dino 
13.    Alfred Bib Gjonpali
14.    Alfred Preng Vokrri
15.    Alisa Artura Spahia
16.    Alma Mitat Lloshi
17.    Alma Xhelo Binaj (Hitaj)
18.    Alsma Ersen Shehu 
19.    Altin Miftar Mena 
20.    Amantja Gramoz Levanaj
21.    Andi Jorgaq Skënderi
22.    Andi Ramadan Hasanaj
23.    Anegla Ajet Guri 
24.    Anila Sallah (Parllaku)
25.    Anisa Ardian Tepelena
26.    Ankela Sami Dake
27.    Arbër Muharrem Kushe
28.    Ardian Rexhep Karaj
29.    Ardiola Adriatik Çela
30.    Arisa Avni Shkrepi
31.    Arjeta Sadik Plaku
32.    Armida Gëzim Kaçi
33.    Arsiola Adush Dyrmishi
34.    Arta Mark Gjoni
35.    Artenida Petrit Toska
36.    Aulona Servet Haxhiraj
37.    Aurel Ajet Celibashi
38.    Aurora Bilbil Alimadhi
39.    Belisa Vesel Kalaja
40.    Bereneta Hekuran Beqirllari
41.    Beriola Albert Karafili (Shehu)
42.    Besfort Fadil Gjoleka
43.    Besjana Qamil Hoxhaj
44.    Besmir Bashkim Caka
45.    Besmir Vladimir Alushi
46.    Besmira Alim Arshiaj
47.    Besmira Pëllumb Vishe
48.    Bledar Maksim Bala
49.    Blerina Abdulla Musabelliu
50.    Blerina Adem Kadillari
51.    Blerina Fatmir Fani
52.    Blerina Gjolek Brahimi
53.    Blerina Petrit Karaj 
54.    Blerina Spiro Mullisi 
55.    Blerta Hajrulla Aliu
56.    Blerta Paqësor Hamzallari
57.    Boriana Bashkim Nikolla
58.    Briselda Arben Zhuzhi
59.    Dajana Petrit Ndreja
60.    Daorta Lefter Berdaj 
61.    Daris Musa Hoxha
62.    Davina Jahja Jaupaj
63.    Dea Edmond Dragoti
64.    Dejvi Bujar Çelçima
65.    Denalda Edmond Muçaj
66.    Denarda Qerim Kanaj
67.    Denis Shefqet Hyka 
68.    Denisa Mend’tor Perdja
69.    Denisa Muhedin Plaku
70.    Dorian Vedat Zazani 
71.    Dorina Flamur Stroka
72.    Dorina Lukë Ndoka
73.    Dorinela Dedë Nikolli 
74.    Drenica Bajram Breçani 
75.    Drini Shkëlqim Zeqo
76.    Edison Batjar Tatoshaj
77.    Edlira Bedri Çota
78.    Edlira Shpëtim Llango
79.    Edmond Gjovalin Vorfi
80.    Edmond Isa Kasmi
81.    Edona Byrhan Vajushi (Shkenza)
82.    Eduart Ndue Qehaja
83.    Eglantina  Gani Shabanaj
84.    Elda Pëllumb Zotaj
85.    Elena Atli Tafa
86.    Elis Agim Dine
87.    Elisa Ali Zoto
88.    Elisabeta Xhorxhi Koroveshi (Salla)
89.    Eljona Petrit Mydini
90.    Elona Gëzim Mone (Shaqiraj) 
91.    Elona Naim Gixhari
92.    Elona Xhavit Mërtiri
93.    Elsa Mustafa Gjeli
94.    Elton Bashkim Frashëri
95.    Elvin Kadri Nuriu
96.    Elvira Fadil Kaloshi
97.    Elvira Ismail Xhemali
98.    Emin Luan Lusha
99.    Emirjana Edmond Dino
100.    Endrit Muhamet Mema
101.    Eni Dashmir  Kokalari
102.    Eni Rezo Çulli
103.    Enkeleda Aristotel Halilaj
104.    Enkeleda Roland Pjetri
105.    Enkelejda Dilaver Patrioti (Llani)
106.    Enklerida Hamit Ngjela
107.    Eno Shpëtim Muja 
108.    Entela Fadil Hasmujaj
109.    Etleva Vasillaq Doraci
110.    Entiljano Granit Spahiu
111.    Eralda Faik Brahimasi 
112.    Eranda Agim Cufo
113.    Erjola Pellumb Xhuvani 
114.    Erjon Fitim Murataj
115.    Erjon Rrok Marku
116.    Erlis Josif Shalari
117.    Ermelinda Petrit Fejzo
118.    Erta Naim Skora
119.    Ervin Shani Muja
120.    Ervis Zija Dedej
121.    Esida Gëzim Bruçi
122.    Esmeralda Harrem Basho
123.    Esmeralda Maksim Shehu
124.    Etleva Sinan Nozlli
125.    Eugena Mynyr Agalliu 
126.    Eva Gëzim Hysko
127.    Evriklejda Thimi Semani
128.    Evrikli Roland Sheri
129.    Ferdi Abedin Grapshi
130.    Fjoralba Raif  Mersuli
131.    Fjorda Sami Shqarri
132.    Florida Nikolin Arrinaj
133.    Fotion Përparim Malaj
134.    Gentiana Rakip Shukullari
135.    Gentiana Sami Troplini 
136.    Gerta Ilir Gorjani
137.    Gerti Trifon Shani
138.    Getjana Lekë Marku 
139.    Gladiola Myslim Bregu
140.    Gledis Refat Hajdini
141.    Greta Piro Ambeli
142.    Griselda Elmaz Haxhiaj
143.    Griselda Enver Hotaj (Leka)
144.    Ilidjona Ilirjan Malollari
145.    Ilirjan Abaz Hysa
146.    Ilma Ilir Xhakolli
147.    Ina Foto Bajramaj
148.    Irena Dyrmishi
149.    Irena Myqerem Binjaku
150.    Irma Petref Alushaj 
151.    Iva  Pëllumb Harka  
152.    Iva Kujtim Çapja
153.    Iva Mustafa Hoxha
154.    Iva Pëllumb Bregasi
155.    Julinda Gjolekë Gjika
156.    Julinda Pavli Karteri 
157.    Klajdi Vasillaq Tërova
158.    Klardi Shyqyri Xhemali 
159.    Klarent Hysni Demiri
160.    Klerta Nikollë Gjika
161.    Klodiana Çerçiz Kryeziu   
162.    Klodjana Baki Hida 
163.    Kreshnik Rrahman Koka 
164.    Kushtrim Dashnor Elezaj
165.    Lajda Albert Bana 
166.    Lavdosh  Refik Shehu
167.    Lediana Myzafer Gropa
168.    Ledio Skënder Sali
169.    Ledjana Albert Shkurti
170.    Leonard Sami Suçi
171.    Lirëza Maksim Sinollari
172.    Lirim Lepeden Bulica 
173.    Lorena Nikolla Troka
174.    Lorina Ylli Shyti
175.    Lulzim Izet Karini
176.    Mariglen Ndriçm Meta
177.    Marilda Dhori Frashëri
178.    Marisa Isuf Mezini
179.    Marsida Besnik Hysa
180.    Marsida Hamit Jani
181.    Matilda Agron Fetau
182.    Matilda Alltun Çela
183.    Matilda Aqif Peza 
184.    Matilda Vangjel Kaleshi
185.    Megi Vasillaq Strakosha
186.    Metush Arif Meçka
187.    Migena Avni Kosta
188.    Mikel Axhem Hysametaj
189.    Ndriçim Fiqiri Halilaj
190.    Nertil Nosi Bërdufi
191.    Nertil Petrit Dushku
192.    Nertila Xhevair Kalanxhi
193.    Nikoleta Vangjel  Mejdi
194.    Noel Nevrus Veizi 
195.    Odeta Jordan Kollçaku
196.    Oliana Rajmondi Gjergjefi
197.    Orald Nuri Hoxha 
198.    Orgent Shezai Nazaj 
199.    Orinda Rasim Lloshi
200.    Rajmonda Gurali Xhelollari
201.    Redinald Sotiraq Papa
202.    Redona Llazar Ndoni
203.    Rejsi Shkëlqim Meçe
204.    Renata Zylfi Balliu
205.    Renato Genci Tosku
206.    Rigels Bujar Dervishi 
207.    Rojmir Subi Hamzaj
208.    Roland Veli Deda
209.    Romina Skënder Livadhi
210.    Rozeta Mitri Koxhaj
211.    Rozeta Selam Sulejmanasi
212.    Rudi Shkëlqim Laze
213.    Serxhio Gjon Huli
214.    Shiqiri Mislaf Manjani
215.    Sokol Haris Mara
216.    Sokol Sabri Loci
217.    Stela Enver Meçaj
218.    Stela Vangjel Qako
219.    Suada Mustafa Kurti
220.    Suzana Luan Çakri
221.    Tomor Kasem Cano
222.    Tonin Prel Prendi
223.    Urim Nexhmi Kalia
224.    Valbona Përparim Metaj
225.    Vasjana Thimaq Postol
226.    Viola Aleko Tanto
227.    Vjola Koço Goda
228.    Vladimir Fetah Cjapi
229.    Xhuana Gjovalin Abazi
230.    Xhuljan Ferdinand Caka



Njoftime

Mbylle