Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

17 qershor 2020/ Raport per vleresimin perfundimtar te kandidateve qe kane aplikuar per pranimin ne Formimin Fillestar, per vitin akademik 2020 – 2021

  • Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2020 – 2021
 Pas shpalljes me vendimin nr. 31, datë 23.1.2020 “Mbi numirn e kandidatëve që do të pranohen në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollësë së Magjistraturës, për vitin akademik 2020 – 2021”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me Vendimin nr.1 , datë 15.1.2020 “Për caktimin e numrit të kandidatëve për prokurorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020 – 2021” të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të vendeve vakante për kandidatët për magjistratë për vitin akademik 2020 – 2021, më datë 28.1.2020 është mbledhur Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Në këtë mbledhje, është vendosur të bëhet publikimi i thirrjes për kandidime për pranimin në Formimin Fillestar.
Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu, mbi:
-          periudhën e regjistrimit për kandidatët në Formimin Fillestar;
-          ngritjen e Komisionit Administrator të Provimit me përbërje:
1. Z. Sokol Sadushi - Drejtori i Shkollës së Magjistraturës;
2. Z. Gianluigi Pratola - Përfaqësues i Misionit EURALIUS V;
3. Znj. Tereza Merkaj - Pedagoge  e brendshme e Shkollës së Magjistraturës.
-          ngritjen e Komisionit të Mbikëqyrjes së Vlerësimit Elektronik të fazës së parë të provimit me përbërjen e:
1. Z. Gjergji Baçi, anëtar i Këshillit Drejtues;
2. Znj. Irisi Asllanaj, specialiste e informatikës, Shkolla e Magjistraturës;
3. Z. Jetnor Tafilaj, specialist i informatikës, Shkolla e Magjistraturës.
 
Bazuar në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016, Shkolla e Magjistraturës publikoi menjëherë thirrjen për kandidime për Formimin Fillestar, nëpërmjet shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe në dy prej gazetave me tirazh më të lartë në vend.
Me anë të këtij njoftimi u informuan të gjithë të interesuarit për fillimin e procedurës së aplikimeve, periudhën gjatë të cilës Shkolla e Magjistraturës pranon dhe mbledh dokumentacionin e personave të interesuar, datat e zhvillimit të provimit të pranimit, kriteret që duhet të plotësohen sipas parashikimit në nenin 28 të ligjit nr. 96/2016 dhe në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzohet nga personat e interesuar.
 
Gjithashtu, Drejtori i Shkollës ka nxjerrë Urdhrin e Brendshëm nr. 10, datë 31.1.2020, “Për zhvillimin e provimit të pranimit për vitin akademik 2020 – 2021”, mbi marrjen e masave për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit të provimit të pranimit.
Në këtë urdhër u përcaktua:
-          mënyra e zhvillimit të provimit nga Shkolla e Magjistraturës;
-          ngritja dhe përbërja e Komisionit për verifikimin e dokumentacionit për procesin e regjistrimit:
1. Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës;
2. Znj. Laura Mehmetllari, Përgjegjëse e Sektorit të Formimit Fillestar, Shkolla e Magjistraturës;
3. Znj. Erjola Mura, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;
4. Znj. Jonida Dragoti, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;
5. Znj. Irisi Asllanaj, specialiste informatike.
Përgjatë periudhës 1 deri në 29 shkurt 2020, sekretaria shkencore për Formimin Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës ka pranuar aplikimet nga personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit.
Gjatë periudhës së regjistrimit, personat që shprehën interesin dhe kryen procedurat e regjistrimit për të marrë pjesë në provimin e muajit Prill janë në total 288 (dyqind e tetëdhjetëetetë), nga të cilët:
-          277 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë) aplikues për kandidatë për magjistratë;
-          90 (nëntëdhjetë) aplikues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë;
-          78 (shtatëdhjetë e tetë) aplikues për kandidatë për këshilltarë për ndihmës ligjorë dhe kandidatë për magjistratë të profilit gjyqtarë e prokurorë;
-          197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) aplikues vetëm për kandidatë për magjistratë (për gjyqtarë dhe prokurorë).
 
Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, 90 (nëntëdhjetë) aplikantë për kandidatë për këshilltarë e ndihmës ligjorë u dërguan për verifikimin e kritereve ligjore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa për konkurrentët që kanë aplikuar për kandidatë për magjistratë, Komisioni për verifikimin e dokumentacionit filloi punën për të vlerësuar përmbushjen e kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit përkatës.
Ky komision, bazuar në nenin 28 të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës, ka bërë kualifikimin dhe skualifikimin e aplikantëve. Pra, që një person të marrë pjesë në provimin e pranimit për formimin fillestar për kandidat për magjistrat duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në nenin 28 të Ligjit 96/2016, si dhe në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, kritere të cilat janë kumulative me njëra tjetrën dhe që duhet të plotsohen njëkohësisht nga kandidati për të marrë pjesë në këtë provim. Një nga këto kritere është edhe përvoja profesionale të paktën tre vjeçare për të cilën Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës, në nenin 10 të saj parashikon që çdo person për të marrë pjesë në provimin e pranimit duhet të ketë tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakuletet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barazvlefshëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare. Nga mënyra si është ndërtuar dispozita ligjore, shohim që ajo fillon nga një listim i kritereve makro dhe vijon me kriteret e veçanta. Cilëson shkollimin që duhet të ketë përfunduar aplikanti dhe në vijim vazhdon me eksperiencën profesionale. Përveç se janë kritere kumulative, janë kritere që kanë lidhje me njëra – tjetrën. Është e llogjikshme që eksperieca duhet të jetë e lidhur me zbatimin e njohurive teorike që kërkohet për të aplikuar. Nuk mund të konsiderohet eksperiencë pune për efekte kualifikimi sipas këtij Ligji, eksperienca e fituar në Institucionet e listuara nëse kjo eksperiencë nuk është e bazuar në aplikimin e dijeve që janë rrjedhojë e edukimit universitar që kërkohet nga ky Ligj. Ligjvënësi është kujdesur të vendosë standartin duke zgjedhur kandidatë cilësorë dhe profesionistë. Pikërisht, ky specifikim i këtij kriteri në Rregulloren e Shkollës, i vendos të gjithë aplikantët në pozita të barabarta për të konkurruar në formimin fillestar për kandidatë për magjistrat.
Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës është një akt nënligjor normativ që bën rregullimin normative të marrëdhënieve që krijohen midis subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarinë e saj. Pavarësisht se ajo parashikon rregulla sjelljeje për problem të caktuara, lidhur me organizimin e brendshëm të Insitutcionit, duke u nxjerrë në bazë dhe për zbatim të ligjit, ajo merr formën e një akti juridik me fuqi të plotë juridike, vetëm pasi miratohet nga organi më i lartë, siç është Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Më 11 mars 2020, mbi bazën e verifikimeve të kryera, Komisioni ka evidentuar gjetjet për çdo aplikim të paraqitur dhe arriti në përfundimin se:
-          261 (dyqind e gjashtëdhjetë e një) prej aplikantëve të interesuar përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë;
-          16 (gjashtëmbëdhjetë) prej aplikantëve të interesuar nuk përmbushin kriteret ligjore për kandidatë për magjistratë, që lidhen kryesisht me mosplotësimin e kriterit të pikëve minimale, ose të përvojës profesionale prej tre vjetësh, pas marrjes së diplomës “Master i Shkencave”.   
 
Më datë 12 mars 2020, Shkolla e Magjistraturës ka përcjellë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dosjet për 260 (dyqind e gjashtëdhjetë) aplikantë të profilit gjyqtarë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dosjet për 247 (dyqind e dyzetëeshtatë) aplikantë të profilit prokurorë, së bashku me raportin për rezultatet e vlerësimit paraprak të tyre, si dhe listën dhe dosjet e aplikuesve, të cilët nuk kanë përmbushur kriteret ligjore.
 
 
Me Vendimin Nr. 11, daë 30.3.2020 “Për menaxhimin e aktivitetit të Shkollës së Magjistraturës gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së fatkeqsisë natyrore” të Këshillit Drejtues, u vendos:
-          Anullimin e kryerjes së provimit të pranimit për në Shkollën e Magjistraturës në datat 20 dhe 22 Prill 2020 dhe njoftimin menjëherë të konkurrentëve;
-          Shtyrjen e datës së zhvillimit të provimit të pranimit dhe marrjen e masave për kryerjen e këtij aktiviteti, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në kuptim të nenit 174 të Kushtetutës;
-          Marrjen e masave nga Shkolla për sigurimin e mjediseve për kryerjen e provimit të pranimit, si dhe ndjekjen e procesit me qëllim sigurimin e mjediseve të nevojshme në kohën e duhur;
-          Konstatimin e dorëheqjes së Z. Sokol Sadushaj, nga pozicioni i Drejtorit të Shkollës, në datë 12.03.2020, për shkak të kalimit në një detyrë tjetër;
-          Caktimin e Z. Arben Rakipi në detyrën e Drejtorit të komanduar të Shkollës së Magjistraturës, deri në emërimin e Drejtorit të ri, si dhe ngarkimin e tij si Kryetar i Komisionit të Administrimit të Provimit, me cilësinë e drejtuesit të komanduar të Shkollës.
Në vijim të këtij Vendimi, Shkolla e Magjistraturës shpalli njoftimin në faqen e saj zyrtare mbi anullimin e zhvillimit të provimit të pranimit në datat e parashikuara.
 
Me Vendimin Nr. 11/1, datë 22.5.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 11, datë 30.3.2020 “Për menaxhimin e aktivitetit të Shkollës së Magjistraturës gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së fatkeqsisë natyrore”, Këshilli Drejtues vendosi:
1.      Krijimin e mundësive për zhvillimin e provimit të pranimit për vitin e ri akademik 2020-2021, në datat 26 Qershor 2020 (Faza e parë) dhe 29 Qershor 2020 (Faza e dytë), si dhe njoftimin e menjëhershëm të konkurrentëve për datat e reja;
2.      Marrjen e masave organizative dhe administrative nga Shkolla e Magjistraturës për zhvillimin e këtyre provimeve në respektim të protokollit të masave anti- Covid të rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me sigurimin e mjediseve të përshtatshme, me sipërfaqe të mjaftueshme, të pastruara dhe higjenizuara, në kushte të larta sigurie, me qëllim garantimin e distancimit fizik dhe minimizimin e rrezikut të infektimit për kandidatët, konkurrentët dhe stafin e Shkollës së Magjistraturës.
Në zbatim të këtij vendimi, Shkolla e Magjistraturës bëri njoftimin në:
-          Fazqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, si dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë
-          Dy prej gazetave me tirazh më të madh në vend.
 
Në zbatim të Vendimit nr. 18/2020 “Për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e fatkeqsisë natyrore”,të Kuvendit të Shqipërisë mbi marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, Shkolla e Magjistraturës nxorri Urdhërin Nr. 44, datë 26.5.2020 “Për miratimin e Udhëzuesit për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 në vendin e punës dhe gjatë mësimit”.
Gjithashtu, drejtori i komanduar i Shkollës, si dhe kryetari i Komisionit të Administrimit të provimit nxorri urdhërin nr. 45, datë 26.5.2020 “Për zhvillimin e procesit të provimit të pranimit për vitin akademik 2020 – 2021”, mbi marrjen e masave dhe vijimin e mëtejshëm të procesit.
 
Në referim të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, Këshillat kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi listën e kandidatëve, duke ja përcjellë ato Shkollës së Magjistraturës.
Në komentet e KLP- së dhe KLGJ-së, të paraqitura në Shkollë në mbështetje të nenit 30 “4” të Ligjit Nr. 96/ 2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” është vërejtur si kapërcim i kompetencave nga ana e rregullores së Shkollës përcaktimi i mënyrës së matjes së eksperiencës, lidhur me faktin nëse kjo eksperiencë duhet të llogaritet vetëm për periudhën e përfundimit të studimeve “Master” apo edhe para kësaj periudhe.
     Shkolla është përballur më një pretendim të tillë edhe në procedurat e rekrutimit të viteve të mëparshme. Madje, një nga aplikantët, duke e konsideruar këtë pikë të Rregullores si “kapërcim’ të kritereve ligjore, ka investuar Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
 
            Me Vendimin Nr. 1389 (80 – 2019 – 1438), datë 23.4.2019, kjo Gjykatë e ka konsideruar të pabazuar padinë duke konsideruar Rregulloren si një akt n/ligjor të nxjerrë nga Shkolla brënda kompetencave të deleguara nga Ligji si dhe dispozitën konkrete ( neni 10) si një sqarim të kuptimit të kriterit ligjor të eksperiencës dhe jo si një “kriter të shtuar”. Ky vendim gjyqësor, ndonëse nuk ka marë formë të prerë, nuk mund të mos meret në konsideratë nga Shkolla në aktivitetin e saj të rekrutimit për të krijuar barazi në trajtimin e të gjithë kandidatëve.
Ndërkohë, konstatohet prej raportit të KLGJ, në piken 6 të tij se kandidati Uran Korra nuk plotëson saktësisht kriterin prej tre vjetesh eksperiencë pune. Nga riverifikimi rezultoi që konstatimi i bërë në raportin e KLGj është i saktë dhe kandidati në fjalë duhet të përjashtohet nga mundësia e përfshirjes në provimin e pranimit. Komisioni përkatës i Shkollës së Magjistraturës merr masat për të bërë njoftimet e duhura.
 
Bazuar në pikën 4 të nenit 30 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës shpall sot më datë 17.6.2020, raportin e vlerësimit përfundimtar, duke marrë në konsideratë komentet dhe sugjerimet e bëra nga Këshillat.
Ky raport publikohet në faqen e saj zyrtare së bashku me listën e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 28 të këtij ligji dhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
            Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret ligjore, të parashikuara në nenin 28 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, si edhe në pikën 4 të nenit 10 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës dhe që do të marrin pjesë në provimin e pranimit është si më poshtë vijon:
 



Njoftime

Mbylle